Sqaron Presidenca: Dekreti për lirimin e Bajram Begajt u përpilua në Tiranë, vetëm firma në Stamboll
Deklaratës Berishës së dhënë pak para votimit të Bajram Begajt si president të Shqipërisë, i është përgjigjur zëdhënësi i kreut të shtetit në detyrë.
Për mediat Tedi Blushi sqaron se Propozimi i Kryeministrit dhe kërkesa për dorëheqje e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga detyra dhe lirimin nga shërbimi aktiv është administruar në Tiranë, është shqyrtuar nga stafi në Tiranë dhe po aty është hartuar dekreti i cili e ka shprehur vullnetin e Tij publikisht përmes nënshkrimit të aktit.
“Në vijim kopje e dekretit të nënshkruar është administruar elektronikisht në Tiranë në selinë e Presidentit, nga ku sipas procedurave ligjore administrative është sekretuar dhe kopje e këtij dekreti e vulosur me shkresë zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidentit i është përcjellë zyrtarisht autoriteteve kërkuese (Kryemimistrit dhe Ministrit të Mbrojtjes)”.
Më tej në deklaratë nënvizohet se Miratimi i një dekreti Presidencial si formë e shprehjes së vullnetit mund të bëhet kudo, por shqyrtimi i praktikës dhe hartimi i aktit, plotësimi i ekremiteteve, numërtimit, protokollimit, sekretimit, njehsimit, etj., janë veprime administrative që kryhen në Tiranë, në selinë e Institucionit të Presidentit të Republikës
Por edhe në këtë rast për ata që mendojnë se ka shkelje Presidenca shprehet se mund ta sfidojë atë në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Administrative apo në çdo organ ku ai e konsideron të aplikueshme dhe të realizueshme të drejtën e tij.
Megjithatë veç replikës me Berishën, zëdhënësi i Metës nuk harron të shigjetojë as PS.
“Na vjen keq për të gjithë ata që humbën rastin t’i mbanin iso këngës Presidenti i vjetër bllokoi ardhjen e Presidentit të ri!”

