“Qejf” në plazh, kaos në rrugë, fluks në UNUM Festival, vështirësi për të shkuar në Shëngjin
Rreth 10 mijë persona përllogaritet se iu bashkuan gjatë fundjavës UNUM festival që po mbahet në Ranën e Hedhun në Shëngjin! Por për të mbërritur deri atje, nuk e patën të lehtë, pasi fluksi i lëvizjes shkaktoi kaos në rrugë.
E shtuna dhe e diela shënuan pikun e pjesëmarrjes në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikes Elektronike, UNUM që po mbahet prej datës 1 qershor në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Mbi 10 mijë të rinj shqiptar dhe vende të ndyshme të botës, përllogaritet se iu bashkuan festës përgjatë dy ditëve.
Dyndja drejt festës solli trafik të rënduar mbrëmjen e së shtunës.
Që prej orës 19:00 u krijua radhë kilometrike automjetesh nga zona e Knallës në Shëngjin drejt Ranës së Hedhur.
Fluksi i lartë i lëvizjes solli kaos në rrugë.
Efektivë të policisë rrugorë të vendosur në disa pika të rrugës u ngeli pak për të bërë për të rregulluar lëvizjen
Rruga e ngushtë me vetëm dy korsi dhe mungesa e një rrethrrotullimi janë shkaku kryesor i trafikut të rënduar që krijohet në zonën e Shëngjinit sa herë ka fluks lëvizjeje të mjeteve
Edicioni i trete e festivalit ndërkombëtar të muzikës elektronike ul siparin më 6 qershor.
