Bajram Begaj presidenti i dytë më pak i votuar në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj rezulton presidenti i dytë më i pak i votuar në përqindje nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Ai renditet sipër ish-presidentit Bujar Nishani i cili rezulton më pak i votuari në historinë 30-vjeçare tonën me vetëm 52% të votave të deputetëve.

Ndërkohë, Bajram Begaj ditën e djeshme ka marrë 56% të votave të socialistëve, ose 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Instituti për Studimet Politike shkruan se mbështetja parlamentare ka vijuar të jetë në rënie prej 2002, kur është zgjedhur presidenti i fundit konsensual, dhe sidomos pas 2008 kur u ndryshua Kushtetuta.

"Shqipëria zgjodhi Presidentin e nëntë prej 1991. Një president është zgjedhur me dy mandate, por nuk e ka konsumuar mandatin e dytë, një ka dhënë dorëheqje gjatë mandatit të parë, ndërkohë që të gjithë presidentët e tjerë kanë pasur një mandat parlamentar. Tabela e hartuar nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP) tregon se mbështetja parlamentare ka vijuar të jetë në rënie prej 2002, kur është zgjedhur presidenti i fundit konsensual, dhe sidomos pas 2008 kur u ndryshua Kushtetuta, ndërkohë që presidenti aktual është zgjedhur me 56% të votave, i dyti me kuotën më të ulët mbështetëse pas Presidentit të zgjedhur në vitin 2012.




Dy gjetje me rëndësi nga database e ISP-së:

Mbështetja parlamentare reflekton kryesisht raportet politike të momentit në parlament, jo raportet e të gjithë parlamentit me kandidatin për President. Votat kontestuese kryesisht lidhen me mosmarrëveshjet politike midis palëve dhe nga pritshmëria politike ndaj procesit & presidentit.

Nuk janë shifrat e legjitimitetit dhe as përqindja e mbështetjes parlamentare ato që përcaktojnë suksesin apo dështimin e një Presidenti. Është vetë Presidenti që shkruan historinë e tij. Sondazhet e shumta kanë një të përbashkët se Presidenti me kuotat më të larta mbështetëse ishte ai i zgjedhur më 2002, ndërkohë që në tabelë ka presidentë me mbështetje të lartë parlamentare, por me një bilanc kritik në perceptimin publik dhe memorien institucionale."

Bajram Begaj presidenti i dytë më pak i votuar në historinë