Kapja e grabitësve të bankës, Çuçi: Dëshmi e punës profesionale e policisë përballë krimit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur për operacionin në Shkodër ku u kapën grabitësit e bankës në Koplik.

Çuçi shkruan se kjo është një dëshmi e punës profesionale të Policisë së Shtetit, pa asnjë hezitim dhe pa kompromis përballë krimit.

Çuçi: Operacioni në Shkodër për zbardhjen e grabitjes së filialit të një banke dhe zbulimi ambientit të kultivimit të kanabisit me anë të llambave, që çoi në pranga 9 persona, është dëshmia e radhës e punës profesionale hetimore dhe operacionale të Policisë së Shtetit, për të cilën meriton përgëzim dhe respekt. Pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromis përballë krimit, me bindjen e plotë se vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë për një shoqëri më të sigurt e ku e ardhmja jonë e nuk vihet në rrezik.