Lushnja respekton të dielën pa makina, ndalohet qarkullimi në disa rrugë

Lushnja vijon të respektojë nismën e "ditës pa makina" të dielën e parë të çdo muaji.

Kështu në kuadër të nismës qeveritare për kufizime në lëvizjes e makinave të dielën e parë të çdo muaji e filluar tre muaj më parë edhe sot në Lushnjë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16 të pasdites është ndaluar qarkullimit në disa rrugë.

Policia bashkiake në bashkëpunim me policinë rrugore kane bllokuar për qarkullim rrugët kryesore rreth qendrës.

Kështu bulevardi kryesor nga kryqëzimi i bankës dhe poliklinikës deri në sheshin kryesor dhe rruga Misto Mame deri ne kryqëzimin Labëria.

Në këto akse lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të emergjencës, por edhe qarkullimi i mjeteve të transportit publik.

Bashkia e Lushnjes behet pjesë e nismës për me pak qarkullim kryesisht në qendër, por edhe kursimin e naftës si dhe për t’i dhënë me shumë frymëmarrje ambientit.

Shumë prej drejtuesve të mjeteve janë detyruar të respektojnë itinerarin e lëvizjes së detyruar edhe pse ndoshta akoma nuk e dinë se pse bëhet një gjë e tillë.