Festivali UNUM krijon trafik disa kilometra drejt zonës së Ranës së Hedhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 22:53
Dyndja e qytetarëve për t’iu bashkuar festivalit ndërkombëtar të muzikës elektronike UNUM që po mbahet në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin ka sjellë trafik të rënduar mbrëmjen e kësaj te shtune.
Që prej orës 19.00 të ditës së sotme është krijuar radhë kilometrike automjetesh nga zona e Knallës në Shëngjin në rrugën nga Knall drejt Ranës së Hedhur.
Kjo situatë ka krijuar kaos në lëvizje, ndërkohë që efektiv të policisë rrugore dhe asaj të rendit janë vendosur në disa pika për të lehtësuar sadopak lëvizjen e automjeteve.

