Maqedoni: Kapet drogë me vlerë 300 mijë euro, vinte nga Shqipëria, në pranga një 23-vjeçar nga Ohri

Gjatë ditës së djeshme, më 31 maj, në Prilep, Maqedoni, policia ka goditur një rast të tregtisë së paligjshme të drogë, armëve dhe substanca të rrezikshme.

Ka qenë Njësia Speciale Antiterroriste “Tiger” dhe SVR Manastir – OVR Prilep, që kanë kryer aksionin për luftimin e trafikut të paligjshëm të drogës, në të cilin është goditur një rrjet ndërkombëtar i transportit të drogës nga Shqipëria përmes Maqedonisë, me destinacion Greqinë.

Në këtë operacion janë sekuestruar rreth 86 kg marijuanë me vlerë rreth 300 mijë euro. Po ashtu është kapur edhe një person, tha zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjic Talevska.

Droga është kapur në mëngjes në rrugën regjionale Manastir-Prilep, në hyrje të Prilepit, thanë zyrtarë policorë të cilët morën një urdhër për ndalimin e automjetit “Audi A4” me targa të Ohrit.

Por automjeti nuk iu ndal policisë, duke i dhënë gaz, duke rrezikuar kështu edhe jetën e punonjësve policorë që po kryenin detyrën zyrtare.

Ndërkohë, në dalje nga Prilepi është gjetur automjeti, ndërsa shtetasi A.G. (23 vjeç) nga Ohri i cili drejtonte makinën është prangosur kur ka hedhur katër thasë nga makina përgjatë rrugës.

Në qeset pranë veturës janë gjetur disa pako me marijuanë, të cilat janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë.

Në të njëjtën kohë, gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e A.G. në Ohër janë gjetur 17 plumba të kalibrit të ndryshëm, tha zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjic Talevska.

Maqedoni: Kapet drogë me vlerë 300 mijë euro, vinte nga

Maqedoni: Kapet drogë me vlerë 300 mijë euro, vinte nga