Kuba goditet nga uragani "Agatha", shemben ndërtesat dhe humbin jetën tre persona
Nga Ora News Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 08:24
Kryeqyteti kuban, Havana është goditur ditën e djeshme nga reshje të dendura shiu që lidhen me kalimin e uraganit Agatha në Amerikën perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën tre personave.
Një 44 vjeçar u gjet i vdekur në provincën perëndimore Pinar del Rio, pasi ra në një përrua. Dy vdekjet e tjera ndodhën në provincën e Havanës, ku pati dhe disa shembje objektesh.

Mijëra banorë mbetën pa energji elektrike nga reshjet që i kaluan 2000 mm.

Stuhia po kërcënon edhe SHBA-në pasi erërat e forta janë shtuar gjatë natës, teksa stuhia po i afrohet Floridës.