Rrugëtimi i tij nuk është nga ato historitë e përrallave. Besmir Bitraku rrëfen si u bë pjesë e artit

Besmir Bitraku është një ndër artistët  shqiptarë që ka spikatur për sa i përket teatrit dhe kinematografisë.

Ai është prej shumë vitesh tashmë  pjesë e shfaqjeve të shumta.  Bitraku ka ditur të rrëmbejë vëmendjen dhe duartrokitjet e publikut shqiptar.

Besmir Bitraku  nuk ka ardhur rastësisht në botën e artit, ai rrjedh nga një familje aktorësh, është  djali i të madhit Marko Bitraku i cili ka lënë gjurmë të padiskuteshme  në artin shqiptar me rolet e tij  humorin brilant dhe karakteret e papërsëritshme që ka realizuar.

I ftuar në emisionin “Jeto me orën” Besmir Bitraku rrëfeu më shumë për karrierën e tij artistike si dhe për planet e së ardhmes.

Ndërsa kthehet pas në kohë Besi shprehet, “E gjej veten në ndriçmimin e teatrit të Korçës ku babi im bënte prova”. 

Historia e lidhjes së tij me artin nuk është nga ato historitë e përrallave që kemi dëgjuar shpesh si ëndrrat e fëmijërisë, por ajo që ka ndodhur me të është krejt rastësore madje si shprehet se as vetë ai nuk e di sesi përfundoi drejt artit.

Babai i tij nuk e shtynte  drejt artit sepse mendonte se kinematografia në Shqipëri nuk ka të ardhme. 

Së fundmi Besi është i angazhuar si regjisor i shfaqes “Përvjetori i ditëlindjes”, një shfaqe që ka bërë bashkë një kast aktorësh me shumë peshë në  kinematografinë shqiptare dhe një shfaqje që premton shumë emocion.