Njihuni me vajzën me kërthizë të dalë që nuk ka komplekse për trupin e saj

Një vajzë është bërë e famshme pasi në rrjetin social Tik Tok, ajo publikon shpesh video me bluza të shkurtra që tregojnë kërthizën e saj të dalë.

Vajza e quajtur Chi, ndan shpesh video të tilla, teksa shprehet se për të nuk është aspak problem dhe ndihet mirë me trupin e saj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Larg përpjekjes për ta fshehur kërthizën, në një nga videot e saj ajo shkruan: "Trupi perfekt. Duajeni veten tuaj".

Ajo numëron mbi tre milion like në Tik Tok dhe njerëzit tanimë e shpërndajnë videon e saj si një motivim për të dashur dhe pranuar trupin ashtu siç është, raporton The Sun.