“Të ardhmes nuk i dihet” Ja pse Cubi vendosi t’a bëjë publike bindjen e saj politike

Shpesh jemi mësuar që aktorët t’i shikojmë pjesë e bindjeve të ndryshme politike për arsye e tyre. E tillë është humoristja Cubi, e cila së fundmi ka zgjedhur të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Por, cila ka qenë arsyeja e vërtetë e kësaj lëvizje për aktoren e dashur të publikut?

Dajana: Cubi në politikë {pjesë e PD me Berishën} pse kjo zgjedhje? Pse kjo zgjedhje psh pse jo me Lalin?

Cubi: Në fakt ka të bëjë edhe me bindjen sesi je rritur dhe thjesht unë vendosa në një moment të caktuar pse jo mos t’a bëj publike. Diku unë e thashë që secili prej nesh votojmë, ka një bindje të veten, dikush do t’a shprehë e dikush nuk do t’a shpreh dhe unë vendosa që t’a shpreh dhe kjo është e drejta ime. E thashë këtë sepse ka edhe nga ata që thonë po ti? Nuk e di sesi do të jetë e ardhmja dhe nuk jam parashikuese, por tani për tani nuk e kam për qëllim që të bëj këtë gjënë, thjesht jam deklaruar që jam pjesë e PD dhe kaq.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: