Vojsava Aliaj, këngëtarja gjirokastrite me zërin e veçantë. Një jetë me muzikën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2022, 21:01
E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, këngëtarja dhe autorja e teksteve Vojsava Alia u rrëfye për karrierën dhe jetën e saj si dhe për planet e sezonit veror.
Vojsava Alia: Periudha e pandemisë ka qenë pak vrastare. Unë kam studiuar për kanto, kam studiuar muzikë klasike. Nuk e gjeta veten aty, u mundova të vazhdoja në muzikën e lehtë dhe në fund kam gjetur veten në muzikën popullore. Kam pasur mbështetje nga familja gjithmonë.Mësuesi i matematikës në klasë të tetë ka qenë iniciatori i parë që të vazhdoja muzikën. Kënga himn e Gjirokastrës është ajo e Petrit Lulos. Kur këngoj këngë popullore më merr malli për muzikën e lehtë. Do të sjell shpejt një këngë të re.
