Nga sherri me vjehrrin, dasma me dhëndrin në burg, nusja që fshihet në tualet, dhe fitimi marramendës. Menaxheri tregon historitë pikante
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, menaxheri i vipave në Kosovë, Elton Mehaj foli për punën e tij 20-vjeçare dhe marrëdhënien me artistët.
Ai rrëfeu edhe situatat më të sikletshme qw ka kaluar, por nuk la pa thënë as shifrën më të çmendur për një dasmë që ishte 24 mijë euro.
Elton Mehaj: Kam 20 vjet që merrem me këtë punë, që merrem me artistë. Ka shumë sfida sepse artistët ndryshojnë. Në disa raste kujdesem dhe për jetën private të këngëtarëve. Artistët sa më të famshëm të jenë, aq më të vështirë janë. Ka këngëtarë që vonohen në dasëm për shembull, në garderobe. Kam shumë miq nga Kosova, Shyhrete Behluli, Naim Abazi e Mihrije Brahaj, Ryva Kajtazi, etj. Më i qetë dhe përfitimi është maksimal është në Maqedoninë e Veriut. Aty të paguajnë mirë dhe janë mirë.
"Ka shumë episode që s'mund ti harroj. Në një dasmë në Maqedoni, dola në skenë me dhëndrin, nusja ishte në tualet. Vjen një vajzë dhe thotë që nusja ka ikur. Nusja braktisi dasmën, iku me tjetrin. Ndaloi muzika, më thanë që të thoja se nusja ishte sëmurë. Por më paguan në fund. Rasti i dytë është me një dasmë tjetër. Dhëndri më tha që mos të ftoja miqtë në valle. Dhëndri më tha se ishte zënë me babain e nuses. Ka pasur dhe situate të bukura, por mbahen mend më shumë ato të sikletshmet. Punët dhe kontratat i mbyllin gratë. Në vitin 2017 një djalë nga Zvicra martonte vëllain. I sugjerova Shyhrete Behlulin. Kur e marr para në telefon sma hap telefonin. Por ne shkuam, ai ishte në burg. Por ne e bëmë dasmën. Nëse përmendim shifrën më të çmendur për dasmën themi diku te 24 mijë euro”, tha ai.
