Shkolla e politizuar në qelizën më të fundit, mësuesi nuk arrin të mbijetojë, thotë eksperti

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti  gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Palushaj tha se shkolla është e politizuar në qelizën më të fundit. Sipas tij mësuesit nuk arrjnë të mbijetojnë pasi janë të papaguar.

Ndriçim Mehmeti: Mësuesi sot mbijeton. Nëse do të isha së bashku me bashkëshorten mësues, me eksperiencën tonë do të kishim marrë diku tek 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra, po të fillonim tani në arsim do të merrnim tek 800 mijë lekë. Nuk arrin të mbijetosh. Mësuesit janë të papaguar, të pamotivuar sepse është politizuar në qelizën më të fundit shkolla.

Sipas tij ka disa arsye pse po braktiset sot profesioni i mësuseit.

Ndriçim Mehmeti: Sot po braktiset profesioni i mësuseit. Për arsye të motivimit, për arsye se duhen 6 vjet për tu bërë mësues. Kushdo që të jetë do i thotë "mos u bëj budalla për 4 vjet del infermjer, shkon në Gjermani merr një dorë lekësh, pse duhet të bëhesh mësues". Gjithashtu nuk e ke vendin e punës të sigurtë pasi kemi hallka mbi hallka për tu punësuar.