Tri orë e 20 minuta fluturime në kërkim të kanabisit, Guardia di Finanza patrullon 5 zona në Shqipëri
Oficerët e Guarda di Finanza kanë nisur monitorimin ajror për identifikimin e parcelave më kanabis. Ora News mëson se fluturimi I helikopterit Italian ka nisur të premten në orën 11:12 minuta dhe ka zgjatuar për rreth 3 orë e 20 minuta. Siç tregon edhe harta e fluturimit agjentët italianë kanë patrulluar përgjatë Krujës, Dibrës, Lezhës duke vijuar më pas drejt Mirditës e më pas sërish në Rinas në orën 14:31.
Pamjet tregojnë se avioni ka kryer kontrolle të imtësishme të zonës duke qëndruar për disa orë në fluturim në të njëjtën zonë.
Helikopteri ka mbërritur në vëndin tonë më 15 Maj të këtij viti, e ndërsa deri në shtator do të fluturojë mbi kordinatat në të cilët polcia shqiptare do ti udhëzojë më qëllim zbulueshmerinë e lëndës narkotike.
Ky helikopter vetëm në 3 orë fluturime ka qëndruar mbi 2 qarqe, të Lezhës dhe Dibrës duke monitoruar përmes kamerave edhe fshatrat përreth. Sipas infromacioneve agjentët e huaj janë duke monitoruar intensivisht zonat e skeduara nga policia shqiptare për kultivim kanabisi. Më pas, rezultatet e monitorimit ata ia kalojnë policisë shqiptare me qëllim ndërhyrjen në terren për asgjësimin e parcelave me kanabis.
