“Rama duman i pushtetit” Berisha: Partia të dalë në fushëbetejë, askush nuk mundet të luajë me fatet e shqiptarëve
Sali Berisha, në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar I ka bërë thirrje partisë që të dalë në fushëbetejë, në mënyrë që të mos lejojnë që askush të mos loz me fatet e shqiptarëve.
Berisha: Edi Rama ky vasal i Vuçiç, ky duman i pushtetit të shkelmojë, mbi gjakun, sakrificën e mbi 10 mijë shqiptarëve në Kosovë. Ka një thirrje për çdo shqiptarë, t’I dalim zot interesit tonë kombëtar, sepse për shkak se nuk është mbrojtur ky interes Shqipëria po rrokulliset çdo ditë. Është e domosdoshme që në parti të fillojë menjëherë,q ë nesër një debat, për të gjitha këto zhvillime. Partia duhet të dalë në fushëbetejë, askush nuk mundet të loz me fatet e shqiptarëve. Nuk munde që Tiranën ta kthejnë në Beograd.
Nuk mundet askush të mbajë në këmbë parlamentin që mohon gjakun e derdhur në Kosovë. Çfarë presim ne? Çfarë presin atdhetarët, patriotët shqiptarë, më shumë se sa t’u thuhet nuk prapojmë dënimin e gjenocidit në Kosovë se nuk pranon Vuçiç me Ballkanin e Hapur. Situata është alarmante, është urgjente.
