Bregu: Bojkoti i PD-LSI vetëm për presidentin për të treguar deputetët “peng” të Ramës

Në një intervistë për Ora News, pedagogu Zylyftar Bregu u shpreh nuk mendoj se bojkoti do të jetë një praktikë e vazhdueshme e PD-së dhe e LSI-së

Bregu tha se një praktikë e tillë do të ndiqet vetëm në rastin e presidentin për të treguar deputetët që janë nën juridiksionin e Alibeajt.

Bregu: Nuk mendoj se bojkoti do të jetë një praktikë e vazhdueshme e PD-së dhe e LSI-së. Mund të ndodhë, por nuk mendoj se do të jetë kështu. Do të jetë vetëm në këtë rast për të treguar se çfarë bëjnë deputetët që janë nën juridiksionin e Alibeajt për të thënë se janë të shitur te Rama.

Ndërkohë zgjidhjen e Metës Rama e kishte të detyruar. Ndërsa tani jemi në një situatë ndryshe. Rama do të përpiqet që të gjejë një president ose një kandidat që nuk do t’i shkaktojë ato kokëçarje që i ka shkaktuar Metës.

Ai shtoi se nuk e ka të qartë se çfarë do të thotë opozita me mos njohjen e presidentit dhe se çfarë sjell një gjë e tillë.

Bregu: Unë nuk e kam të qartë se çfarë do të thotë opozita me mos njohjen e presidentit. Besoj se gjërat do të sheshohen dhe mendoj se rrymat brenda PD-së do të kenë ndikimin e tyre në sjelljen e opozitës për presidentin. Nuk e kam të qartë mosnjohjen e presidentit dhe pasojat që sjell një gjë e tillë. Edhe mosnjohja e Berishës në krye të PD-së do të jetë e përkohshme.