A do rikthehen mjekët? Në 10 vite drejt Evropës janë larguar rreth 4 mijë bluza të bardha nga trojet shqiptare
Në 10 vite nga trojet shqiptare drejt Evropës janë larguar rreth 4 mijë mjek. Në Tiranë të premten u organizua një aktivitet me qëllim rikthimin e mjekëve por këta të fundit thonë se duan siguri e pagë të lartë.
Elona, infermiere, prej 4 vitesh punon në Gjermani. Nga Shqipëria u largua pas përfundimit të studimeve.
“Unë futem te pjesa e eksodit, domethënë mbaruam studimet dhe nuk kishim vende pune dhe pse kemi bërë punë vullnetare.”
Në verë, për tre javë do të punojë në Shqipëri por për t'u rikthyer për më gjatë kërkon siguri dhe pagë njëjtë si jashtë vendit.
“Një pagë të sigurt, një pagë të mirë, një formim të mirë, mjetet e punës.”
Të premten në Tiranë u organizua një aktivitet me qëllim rikthimin e mjekëve dhe infermierëve në vendin e tyre.
Mjekja Aurora Dollenberg thotë se në 10 vite nga trojet shqiptare janë larguar drejt Europës mbi 3 mijë e 800 mjekë.
“Te kjo shifër e të emigruarve të mjekëve shqiptarë, nuk llogarisim atë që ka ndodhur para 10 viteve të punës sepse janë të paregjistruara në regjistrat e punës të Komisionit Europian. Emigrimi masiv edhe pse ka filluar para 10 viteve vazhdon të mbetet një temë aktuale.”
Ndërkohë në Shqipëri mungesat janë të mëdha.
“Një prej fokuseve që ka federata është të rrisim statusin, specializimin për mjekët e familjes dhe për mjekët e urgjencës.”
Mungesa ka edhe në shërbimin e Urgjencës."
“ Muajin e kaluar isha në Itali me shoqatën e mjekëve të urgjencës gjë e cila përmendi vetëm një gjë, mungesat në këtë sektor kaq të rëndësishëm. Thirrje politikës që të krijojë kushtet dhe favoret që ky sektor të mbulojë, duhet të bëhen disa avantazhe.
Ndër vendet e Bashkimit Evropian Gjermania është destinacioni më i pëlqyer nga të rinjtë shqiptarë për të jetuar dhe punuar.

