Korçë/ U thirrën kundër rritjes së çmimeve, protesta mbeti në facebook, askush s'u mblodh në shesh, veç policisë

Një thirrje për protestë kundër rritjes së çmimeve në Korçë, kishte mobilizuar policinë.

Tubimi ishte lënë në orën 11:00.

Vendi para terminalit ku grumbullohen të gjithë autobusët që kanë si destinacion qytetin Juglindor.

Nën dyshimin se protesta mund të agarvonte, forcat e rendit e kishin marrë me seriozistet situatën, dhe ishin vendosur atje disa orë para momentit kur ishte lajmëruar nisja.

Por teksa ora shënoi 11:00, protestuesit nuk dukeshin askund.

Jo vetëm qytetarët që nuk kishin dalë, por as ata që e lajmëruan atë nuk shiheshin.

Temepraturat e larta bënë që policët të gjenin hije për të pritur nisjen e protestës që nuk nuk u bë.

Disa minuta pas orës 11:00 edhe policët u shpërndanë, ndërsa kundërshtimi për rritjen e çmimeve mbeti vetëm në rrjetet sociale.

Thirrjet për protestë ishin bërë menjëherë pasi Bordi i Transparencës çoi çmimin e naftës në 247 lekë për litër të mërkurën, 2  qershor.