Gjermania zgjedh helikopterët Chinook të Boeing për të zëvendësuar flotën Sikorsky

Gjermania do të blejë 60 helikopterë të rëndë Chinook nga Boeing për të zëvendësuar flotën e saj të vjetër Sikorsky.

Ministrja e mbrojtjes gjermane Christine Lambrecht deklaroi se me këtë model të ri flote ata do të forcojnë aftësinë e tyre për të bashkëpunuar në Europë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Megjithatë ajo nuk dha detaje të mëtejshme se sa do të kushtonin helikopterët.

Sipas të dhënave, Bundestagu ishte planifikuar të blinte 45-60 helikopterë të rëndë për rreth 4 miliard euro që do të dorëzoheshin nga 2023 deri në 2029.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, u zotua në shkurt se do të rrisë ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes me 100 miliar euro, pas dekadash humbje të forcave të armatosura.

Me 100 miliard euro ai synon të rikthejë armët dhe pajisjet e Bundestagut në një standard pas dekadave të dëmtimit pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Pjesa më e madhe e fondeve speciale, rreth 40 miliard euro, do të shpenzohen në aftësitë ajrore. Chinook ishte zgjedhja e duhur për shkak të përdorimit të tij global, tha shefi gjerman i mbrojtjes Eberhard Zorn.

 Mbi 500 të tillë përdoren nga ushtria dhe forcat amerikane në Europë. Kjo nënkupton që pjesët e këmbimit janë lehtësisht të disponueshme duke operuar nme helikopterët për një kohë të gjatë.

CH-53K përdoret vetëm nga marinsat e SHBA-së dhe Izraeli, tha Zorn.
 
Vendimi shënon një goditje për rivalin e Boeing, Lockheed Martin, i cili gjithashtu kishte konkurruar për urdhrin.