Lufta në Ukrainë/ Rusia gati për të fitore në Lindje, ka kapur qytetin kyç të Severdonjeckut
Qyteti kyç i Severdonjeckut në rajonin lindor të Ukrainës Lluganks, pothuajse është kapur nga forcat ruse.
Në qytetin industrial të Severdonjeckut, që është bërë caku kryesor i Moskës në ofensivën e saj në lindje të Ukrainës, administrata ushtarake ukrainase thotë se rreth 80% e qytetit është tashmë në duart e Moskës.
Forcat ruse kanë arritur në qendër të qytetit.
Edhe Ministria britanike e Mbrojtjes tha më 2 qershor se Rusia ka marrë kontrollin e shumicës së Severodonjeckut.
Në përditësimin e fundit lidhur me luftën në Ukrainë, Britania tha se rruga kryesore që çon për në këtë qytet është ende nën kontrollin ukrainas, por rusët po bëjnë përparim me ndihmën e artilerisë së rëndë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sërish e quajti situatën në lindje si shumë të vështirë dhe tha se Ukraina po humb 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë dhe afër 500 po plagosen në luftime.
Megjithatë, inteligjenca britanike sugjeroi se rusëve, të cilët kanë pësuar humbje gjatë ofensivës, me gjasë do t’iu duhet “të paktën një pauzë e shkurtër taktike në mënyrë që të përgatiten për sulme të tjera në rajonin e Donjeckut, ku forcat ukrainase kanë përgatitur pozicionet mbrojtëse.
