Si qëndron e vërteta e emrit te grupit “Energy Band”, Besnik Qaka shuan kureshtjen
I ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, këngëtari Besnik Qaka, ka treguar se si grupi i tij mori emrin ‘Energy Band’.
Ai tha se emri doli nga një short në një lokal të Kosovës, ndërsa shtoi se ende nuk e din se kush e ka shkruar emrin ‘Energy Band’ që mban grupi i tij që prej asokohe.
Më tej ai tregoi se deri në atë moment grupi i tij nuk kishte një emër.
“Ka ardhur i rastësishëm, nuk e kemi vu ne emrin por na e kanë vënë. Kur unë u bashkëngjit me këtë grup kemi filluar pa emër. Asokohe luanim muzikë të huaja, nëpër lokale. Në një lokal erdhi pronari erdhi na pyeti a keni emër, por ne mbetëm. Pas një kohe ai organizoi një lojë shpërblyese, mori mikrofonin e tha: Këta çunat nuk kanë emër, janë shumë grup i mirë dhe kush e propozon një emër do të ketë një shishe shampanjë. Morëm letrat dhe në njërën prej letrave ishte “Energy Band” dhe prej atij mbeti emri. Kush e ka shkruar nuk e di.”- tha ai.
