Komenti i plakave të lagjes, Besnik Qaka tregon se çfarë ndodh pas publikimit të këngëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2022, 08:27
I ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, këngëtari Besnik Qaka, ka risjellë në vëmendje këngën “Ta du majmunin’ të publikuar para 6 vitesh.
Ai tha se ka marrë komente të shumta ndërsa shtoi se këngën e ka bërë vetë.
“Kënga ta du majmunin, ishte eksperiment. Ka qenë një këngë verore. Këngën e kam bërë vet. Plakat e lagjes thoshin hiquni këtij majmuni. Ne jemi mundu me e pas të gjithanshme, me mujt me i përfshi të gjithë shtresat.”
