I përmendet Vera Grabocka, Diana Ziu i kthehet keq moderatorit

Pjesëmarrja e Shqipërisë këtë vit në Eurovision u shoqërua me zhurmë të madhe mediatike.

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati nuk arriti dot të kualifikohet për në finale.

Kjo u hapi shteg kritikëve, që rezervat i kishin që kur u shpall fituese e Festivalit të RTSH.

Një nga zërat më të zëshëm ka qenë kompozitorja dhe kritikja e artit Diana Zi.

E ftuar në "Expuls" në RTV Ora ajo e trajton këtë çështje përtej Ronelës.

Ziu thotë se problemi nis nga bërthama e brendshme e RTSH që sipas saj po çalon së fundmi.

E ndërsa shumë e kanë parë pozitivisht inkuadrimin e regjisores Vera Gragocka në festivalin e fundvitit, ajo ndan tjetër mendim.

Ziu: Si mundet një gazetar, nuk dua të ju fyej, si mund të thuash shyqyr që e mori regjisorja në dorë festivalin dhe shpëtoi vendin për një Festival më të mirë.

Sharka: Jo nuk thashë ashtu.

Ziu: Problemi është se RTSH është i shqiptarëve, është i taksapaguesve, dhe duhet të ketë redaksinë e vet, të ketë njerëz kompetentë, të pyetet  drejtori artistik, të ketë muzikantë që mbledhin dhe vendosin për këto këngë. Unë mendoj se RTSH është i popullit, festivali është festë. Për sa kohë jemi taksapagues atje, duhet të ngremë zërin që të bëhen gjërat e duhura me kohë dhe me kohën. Të sillen materiale muzikore nga prefesionistë. Dhe këtu mungon një strukturë e të bërit të gjërave. Dhe struktura fillon nga bërthama e brendshme e TVSH që po çalon kohët e fundit.