“Vetes i ngjaj” supertalenti Emi Baloshi, klip që 17 vjeçe 

E ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, ka qenë supertalenti Emi Baloshi, e cila ka publikuar klipin  e saj të parë që në moshën 17-vjeçe, e titulluar ‘Vetes i ngjaj”

Ajo tha se klipi ka qenë surprizë nga profesorët e saj, ndërsa shtoi se kënga është e personalizuar pikërisht për atë.

“Kam pasur shumë dëshirë që të kisha një këngë timen por që nuk e kisha shprehur si dëshirë. Zysha ime e kantos ditën e ditëlindjes më bëri me dije që kishte krijuar një dhuratë për mua së bashku me profesor Dritan Vasilin. Ishte pikërisht kjo këngë, një këngë e personalizuar dhe jam shumë e lumtur.”- tha ajo.