Diana Ziu "kërcënon" moderatorin: Nuk e vazhdoj intervistën nëse...
Pjesëmarrja e Shqipërisë këtë vit në Eurovision u shoqërua me zhurmë të madhe mediatike.
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati nuk arriti dot të kualifikohet për në finale.
Kjo u hapi shteg kritikëve, që rezervat i kishin që kur u shpall fituese e Festivalit të RTSH.
Një nga zërat më të zëshëm ka qenë kompozitorja dhe kritikja e artit Diana Zi.
E ftuar në "Expuls" në RTV Ora ajo e trajton këtë çështje përtej Ronelës.
"Kam një arsye pse kam ardhur, se po qe puna që do të diskutohet vetëm kënga e Ronelës nuk do ta vazhdoj më intervistën. Kam ardhur dhe për aryse të tjera. Unë s’kam asgjë personale me Ronelën. Unë Ronelën e njoh edhe në Akademi dhe e kam vlerësuar jashtë mase por gjithë problemi i këngës nuk është Ronela por shija që u servir, dhe koncepti i gabuar që u bë në të tërën këtë, dhe qëllimi kryesor në Eurovision."