Rikthehet Unum Festival, One telecommunications për të dytin vit partner kryesor i aktivitetit

Unum Festival rikthehet për të tretin vit në bregdetin e Shëngjinit, me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe kompanisë One Telecommunications. Eventi që do të mbahet nga data 1 deri në 6 qershor pritet të sjellë në Shqipëri të paktën 15 mijë turistë të huaj.

Muzikë elektronike, mijëra vizitorë të huaj dhe DJ të njohur ndërkombëtarisht, janë vetëm pak nga çfarë do të ofrojë Unum Festival.

Për të tretin vit rikthehet në bregdetin shqiptar të Shëngjinin me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe Kompanisë One Telecommunications.

Festivali që bën bashkë të rinj anë e kënd botës do të mbahet nga data 1 deri në 6 qershor.

"Gjëja e bukur e këtij edicioni është që presim të vijnë njerëz nga Franca, Italia, Zvicra, Anglia dhe SHBA".

Është i dyti vit që One Telecommunications është partner kryesor i këtij eventi, duke synuar nxitjen e mëtejshme të aktiviteteve rinore dhe promovimin e Shqipërisë.

"Përkon dhe me fushatën One Telecommunications ka nisur së fundmi duke promovuar qytete të ndryshme të vendit, vlerat tona."

Për Ministren, Mirela Kumbaro, mbrojtja e mjedisit duhet të jetë me rëndësi gjatë këtyre ditëve të mbushura me aktivitete e argëtim.

"Një model sesi mund të bëhet turizëm, sesi mund të bëhet qejf dhe të ruhet dhe mbrohet mjedisi."

Kryebashkiaku, Pjerin Ndreu, tha se Unum Festival promovon Lezhën e vlerat e saj në sytë e mijëra të huajve.

"Qershia mbi tortë që do ti japë Lezhës një zë në gjithë botën."

Festivali që do të zhvillohet javën e parë të qershorit në Ranën e Hedhun pritet të sjellë në Shqipëri të paktën 15 mijë turistë.