Zjarri përpin magazinën në Burimas të Maliqit, shpëtojnë banesat pranë saj (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2022, 16:17
Përfshihet nga flakët një magazinë në fshatin Burimas të bashkisë së Maliqit.
Sipas shërbimit zjarrfikës të kësaj bashkie zjarri ka përfshirë të gjithë sipërfaqen e magazinës duke e djegur plotësisht.
Magazina kishte brenda saj materiale bujqësore përfshi dhe ambalazh kartonash e arkash çka kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit në të gjithë sipërfaqen e brendshme të kësaj magazine.
Vetëm ndërhyrja në kohën e duhur e skudrës se zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e flakëve duke shpëtuar kështu nga zjarri banesat që ndodheshin fare pranë magazinës e cila ndodhet brenda këtij fshati.
Burime të siguara thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

