Ligji për ujin, vendosen edhe incineratorët, ndryshimi kur SPAK nuk ka mbyllur ende hetimet për Tiranën
SPAK nuk i ka përfunduar hetimet për incineratorin e Tiranës, por pikërisht në kohën kur ku debat po shuhet, qeveria ka ndryshuar ligjin e ujit. Tashmë impiantet e përpunimit të mbetjeve do të kenë rregulla të caktuara të emetimeve duke ngarkuar një agjenci për të bërë specifikime
Qeveria ka vendosur të ndryshojë në mënyrë tërësore ligjin për burimet ujore.
Në një dokument prej 180 faqesh janë detajuar kategorizimi i zonave të mbrojtura dhe rregullat dhe prioritetet në përdorimin e baseneve dhe burimeve.
Por duket se debate dhe nisja e procedurave për inceneratorët ka bërë që rregullat e funksionimit të tyre të përfshihen edhe në këtë ligj.
Në nenin tre vendoset përcaktimi për koncesionet dhe në pikën 48 të tij dhe saktësimi se cili do të konsiderohet operatori që menaxhon dhe kontrollon një incinerator.
Në tej në nenin 90 përcaktohet se rregullat për specifikimin e autorizimeve/miratimeve, lejeve, licencave dhe koncesioneve për impiantet e incinerimit dhe bashkincenerimit të mbetjeve në lidhje me burimet ujore.
Do të jetë Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore që do të vendosë rregulloren për kontrollin e emetimeve, monitorimin e emetimeve dhe çështje të tjera lidhur me burimet ujore.
Më tej në nenin 143 vendosen dhe prioritetin në përdorimin e burimeve. Në rend të parë do të jetë furnizimi me ujë i popullsisë përfshi edhe kërkesat për industritë brenda vijës kufizuese të qendrave të banuara dhe që kanë një nivel të ulët konsumi.
Më tej do të respektohet e drejta për ujitje, bujqësi dhe akuakulturë e ndjekur nga përdorimet për prodhimin e hidroenergjisë dhe përdorime të tjera industriale përfshi edhe përdorimet në miniera, peshkimin, transportin ujor, argëtimin dhe turizmin, përfshi edhe lundrimin për qëllime argëtimi.
Përcaktimet në ligj vendosen në kohën kur SPAK ka mbyllur hetimet për dy incineratorët në Elbasan dhe në fier, ndërsa ende nuk dihet se si do të procedohet me Tiranën.

