Presidenti i ri, Berisha: Lojë e Ramës me pseudo-opozitën, Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij
Kreu i PD-së, Sali Berisha lidhur me negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri tha se Rama po bën një lojë të pisët me pseudoopozitën.
Sipas tij, përpjekjet e tij janë keqshfrytëzim i Alibeaj dhe Bardhit për të çimentuar pushtetin e krimit dhe se do që ta lërë Shqipërinë pa opozitë e turpshme dhe antidemokratike.
Berisha: Kurrë nuk do të mund të varrosin votat e 40 mijë shqiptarëve të lirë, me asnjë lloj vendimi. Përpjekja për të groposur vullnetin e 40 mijë anëtarëve është e turpshme. Loja e ulët e Ramës me pseudopozitën. Përpjekjet janë keqshfrytëzim i Alibeaj dhe Bardhit për të çimentuar pushtetin e krimit të Ramës. Kjo është një lëvizje, mbaron procesi dhe jemi të gatshëm të mbrojmë parimet që besojmë dhe do ta faktojmë. Loja me pseudo opozitë është makabër, përpjekja për të lënë Shqipërinë pa opozitë e turpshme dhe antidemokratike.
Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij. Unë e kuptoj luftën që bënë për të shpëtuar shpirtin, por është i pashpresë. Është i pashpresë. Të zbardh njëherë, të mos i thur lavde SPAK-ut, po të zbardh pak rolin e tij në vrasjen në Elbasan. E them sepse ai nuk ishte, askush nuk është për t’u vrarë. Ne jemi vend që nuk kemi dënime me vdekje. Bardhi dhe Balla janë përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Ndaj të shkoj të japë sqarime.
