Berisha: Sot mblidhet “Rithemelimi” për të shqyrtuar kandidaturat për Kryesinë e PD-së

Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se akoma nuk është publikuar lista e kandidatëve për Kryesinë e partisë, që do të votohet nga këshilli kombëtar.

Ai tha se statuti i partisë i propozon kryesisë së partisë listën e emrave, ku këtë funksion e merr Komisioni i Rithemelimit dhe ai do të mblidhet sot pasdite për të shqyrtuar kandidaturat.

Berisha: Statuti parashikon që kryetari i Partisë i propozon kryesisë së partisë listën e emrave. Në këtë rast, kryesia partie sipas vendimit të Kuvendit, këtë funksion e merr Komisioni i Rithemelimit dhe ai do të mblidhet sot pasdite për të shqyrtuar kandidaturat. Propozimet unë nuk mund t’i bëj publike, para se t’ia them Komisionit.