Turizmi/ Vathi: Ka një ‘shpërthim’ të fuqishëm të lëvizjes së njerëzve. Ja si ndikon rritja e çmimeve
Operatori turistik, Besnik Vathi, është shprehur që pas pandemisë ka pasur një interes të madh nga popullsia për të lëvizur dhe për të vizituar Shqipërinë.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, Vathi u shpreh se në këtë sezon pritet që trafiku ajror të jetë shumë i lartë.
Besnik Vathi: Ne jemi gati gjatë gjithë kohës. Duhet të kuptojmë që situata pas pandemisë ka një shpërthim të lëvizjes, një interesim shumë më të madh nga popullsia për të lëvizur. Ky sezon i 6 muajve në raport me vitet e tjera madje edhe me 2019 ka si veçori se ka një trafik ajror. Mendoj se pritshmëritë janë shumë të mëdha. Vërtetë Shqipërisë iu larguan ukrainasit dhe rusët për shkak të luftë, por mundësitë më të mëdha të shtuara me fluturime do bëjnë që lëvizjet individuale të jenë shumë të mëdha, dhe Shqipëria do ketë mundësi të ofrojë turizëm të madh gjatë këtij sezoni.
Çdo turistë është i rëndësishëm dhe dëmet më të mëdha nuk janë thjesht në turizmin shqiptar, por dëmet më të mëdha i kanë ato biznese apo hotele që ishin të fokusuara dhe të ndërtuara me këto tregje.
Më tej ai tha se s’është vetëm Shqipëria po vuan nga rritja e çmimeve për tregun e turizmit, pasi edhe vendet e tjera kanë të njëjtin problem
Besnik Vathi: Nuk mendoj se vetëm Shqipëria po vuan nga rritja e çmimeve për tregun e turizmit, pasi edhe vendet e tjera kanë të njëjtin problem. Rritja e çmimeve do të jenë për rezervime të hapura, individuale, që ndodhin në këtë moment apo që do të vijnë më vonë, pasi rezervimet e paragarantuara janë tashmë të prenotuara e të paguara. Turistët nuk do paguajnë shtesa pse na mbushet mendja ne.
