PD me dy kampe, Berisha sulmon Bardhin: Të sqarojë vrasjen në Elbasan, Bardhi: Aleat i Ramës

Një debat në komisionin e ligjeve ne lidhje me anëtarët e autoritetit të dosjeve, bëri që Sali Berisha, të sulmoi ashpër Gazmend Bardhin, duke e lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ne mes të fushatës në Elbasan.

Berisha: Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij. Unë e kuptoj luftën që bënë për të shpëtuar shpirtin, por është i pashpresë. Është i pashpresë. Të zbardh njëherë, të mos i thur lavde SPAK-ut, po të zbardh pak rolin e tij në vrasjen në Elbasan. E them sepse ai nuk ishte, askush nuk është për t’u vrarë. Ne jemi vend që nuk kemi dënime me vdekje. Bardhi dhe Balla janë përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Ndaj të shkoj të japë sqarime.

E në kushtet kur krejt palët kanë pretendim për drejtimin e PD-së, nw media u shpërnda një reagim që ne emër të kësaj force politike dënonte me forcë deklaratat e Sali Berishës, duke theksuar se po përdor një ngjarje të për interesa personale.

“Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD. Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar” shkruhet në reagim.

Shkohet me tej duke theksuar se mjafton të shikohet vendimi i Komisionit të Ligjeve, për të kuptuar se si Edi Rama është aleati i Sali Berishës.

E për në reagim thuhet se ata kanë halle të përbashkëta dhe për hallet e tyre duan të bëjnë kurban PD-në.

Sali Berisha gjatë një  komunikimi me gazetarët, u ndal gjatë tek situate kriminale, e veçanërisht tek krimet e rrëfyera nga Dumani, duke theksuar se gjithë ky kalvar vrasjesh e krimesh lidhjet i ka me qeverinë.

Berisha: Ky është akt i paimagjinueshëm, por asgjë s’ka të paimagjinueshme në këtë vend, në këtë shtet, fytyra e të cilit është Nexhbedin Dumani. S’ka pasur asnjë dyshim se banda e Elbasanit dhe bandat e tjerra kanë qenë fund e krye të lidhura me qeverinë. Se ato kanë pasur në xhep Prokurorinë e Elbasanit. I bëj thirrje Dumanit në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet. I bëj thirrje që të bëhen publike tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën. Taulant Çela është minimuni.

Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryetarit të komitetit të politikës punëve të jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, i cili do të diskutojë javën që vjen për krizën brenda Partisë Demokratike.

Ai tha se nuk është në dijeni, por nëse ndodh, e vlerësojnë.