“Jo mesatare 7.5 për mësuesinë” Dekani i “Filologjisë-së: Të vendoset vetëm në master
Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kërkon nga Ministria e Arsimit që të heqë mesataren 7.5 për programet e mësuesisë. Sipas tij ky kriter duhet të vendoset vetëm në master.
Një hap pozitiv por të pamjaftueshëm e cilëson dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë vendimin e qeverisë për të ulur notën mesatare për programet e mësuesisë.
Dekani Sabri Laçi përsërit thirrjen ndaj Ministrisë së Arsimit për heqjen e mesatares 7.5 për këto degë dhe vendosjen e saj vetëm në master.
“Kemi kërkuar që mesatarja të jetë vetëm në master dhe jo në bachelor. Të gjithë kanë t ë drejtë të futen në kushte të barabarta në bachelor.
Me vendimin e ri studentët mund të regjistrohen në degët e mësuesisë edhe me mesatare 6.5 por nuk mund të bëhen arsimtarë.
“Ata që duan të shkojnë në mësuesi duhet ta ndajnë mendjen në bachelor.”
Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë programe si historia dhe gjeografia vitet e fundit po regjistrojnë numër të ulët studentësh, por megjithatë kuotat nuk do të ndryshojnë.
“Kemi pasur vetëm 7.7% studentë më pak dhe është trend i kuptueshëm duke parë emigracionin.”
Mungesa e studentëve rrezikon të çojë drejt mbylljes shumë degë në Universitetet e vendit mes tyre edhe ato të mësuesisë.
Për t`i shpëtuar këtij rreziku Ministrja e Arsimit ka njoftuar një plan masash që përfshin ulje tarifash apo mbështetje me bursa për studentët.
