PD-Berishës: Po përdor vrasjen në Elbasan, je aleat i Ramës, Rakipit, Doshit dhe Dakos

PD i ka kthyer përgjigje Sali Berishës duke thënë se e dënon me forcë përdorimin e një ngjarje të rëndë për interesa të Sali Berishës.

Në deklaratë thuhet se Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.

Aty shtohet se për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon dhe se është aleat i Ramës.

“PD dënon me forcë përdorimin e një ngjarje të rëndë për interesa të Sali Berishës. Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD. Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.

Siç po shihet çdo ditë në këtë sipërmarrje, ai ka partner kryesor Edi Ramën. Mjafton të shikoni sot vendimin e Komisionit të Ligjeve, për të kuptuar se si Edi Rama është aleati i Sali Berishës. Ata kanë halle të përbashkëta dhe për hallet e tyre duan të bëjnë kurban PD-në.”