15 ditë burg dy tifozëve holandezë për dhunën, Avokati: Dy tifozët nuk kanë lidhje më ngjarjen
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për 15 ditë për dy tifozët holandezë të cilët rrahën 45-vjeçarin shqiptar në mes të Tiranë një ditë përpara finales Roma-Feyenoord. Gjykata ka kërkuar një akt ekspertimi të të plagosurit më qëllim përcaktimin e veprës penale nëse bëhet fjalë për plagosje të rëndë.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 15 ditë për dy tifozët holandezë të cilët u përfshinë në një konflikt një ditë para finales mes Romës dhe Feynord.
Këto pamje të siguruara nga Ora News tregojnë momentin kur Davery Boon dhe Denis Hovvelingen, 21 dhe 23 vjeç me origjinë nga Holanda konfliktohen më disa shtetas shqiptarë.
Avokati i tifozëve u shpreh se gjykata është në pritje të akt ekspertimit të dëmeve që janë shkaktuar të dëmtuzarve nga konflikti fizik.
Mbrojtësi ligjor këmbënguli se dy tifozët holandezë nuk janë ata autorët e goditjeve, megjithëse kanë qenë prezent në tavolinë.
“Janë thjesht 2 të rinj që kanë kryer veprime shumë normalë. Ata janë të shqetësuar dhe janë në pritje të aktit të ekspertimit. Ata thonë që nuk janë ata që kanë kryer goditjen vendimtare për të dëmtuarin. Ata thonë se nuk kanë qenë të dehur, por thjesht kishin pirë një birrë. Kanë qenë të ulur në tavolinë dhe më pas janë konfliktuar.”
Togat e zeza janë në pritje të akt ekspertimit që do ti bëhet shtetasit shqiptar i cili mbeti i plagosur për të klasifikuar ligjërisht nivelin e dënimeve. Në bazë të përgjigjes gjykata do të përcaktojë edhe veprën penale nëse bëhet fjalë për plagosje të rëndë me dashje.
