Nëna e autorit të masakrës në shkollë: "Djali im nuk ishte i dhunshëm, por i vetmuar". Mesazhet paralajmëruese në rrjetet sociale
Nëna e Salvador Ramos,autorit të masakrës në shkollën fillore në Teksas që vrau 19 fëmijë dhe dy mësues, foli për Daily Mail, nga spitali i San Antonios, ku nëna e saj Celia Gonzalez po trajtohet për lëndime në fytyrë nga të shtënat nga nipi i saj.
Adriana Reyes pretendoi se djali i saj nuk ishte një person i dhunshëm dhe tha se ishte e befasuar që hapi zjarr në shkollën fillore Robb në Uvalde dje, duke vrarë 21 njerëz.
Megjithatë, ajo pranoi se djali i saj ishte një djalë i vetmuar që "i mbante gjërat për vete dhe nuk kishte shumë miq", por hodhi poshtë akuzat se ajo kishte një marrëdhënie toksike me të.
Duke folur në detaje për Daily Mail, Adriana Reyes tha: “Djali im nuk ishte person i dhunshëm. Jam e habitur nga ajo që ka bërë. Unë lutem për këto familje. Unë lutem për të gjithë këta fëmijë të pafajshëm. Ata nuk kishin asnjë rol në atë që ndodhi”.
Më pas ajo hodhi poshtë raportet se kishte një marrëdhënie toksike me djalin e saj që mund të ketë formësuar negativisht personalitetin e tij. “Kam pasur një marrëdhënie të mirë me të. Ishte introvert, i mbante gjërat për vete, nuk kishte shumë miq”.
Adriana Reyes më pas shtoi se hera e fundit që foli me të ishte të hënën e kaluar, në ditëlindjen e tij të 18-të, duke theksuar:
"Unë kisha një kartolinë dhe një kafshë pellushi Snoopy për t'i dhënë atij".
Ajo pretendon se nuk e dinte që Salvador qëlloi nënën e saj dhe gjyshen e tij, për të cilën theksoi:
“Unë dhe motra ime do të kujdesemi për të kur të kthehet në shtëpi në Uvalde. Me dorën e saj të majtë, ajo mund të më mbante dorën, por nuk mund të buzëqeshë."
Sipas autoriteteve, personi përgjegjës për masakrën, Salvador Ramos kishte njoftuar për planin e tij në rrjetet sociale. Ai ishte një 18-vjeçar pa precedentë penalë dhe pa asnjë problem të njohur mendor.
Sipas autoriteteve, personi përgjegjës për masakrën, Salvador Ramos kishte njoftuar për planin e tij në rrjetet sociale. Ai ishte një 18-vjeçar pa precedentë penalë dhe pa asnjë problem të njohur mendor.
"E vetmja shenjë" se një masakër ishte në horizont u gjet në llogarinë e tij në Facebook, ku Ramos shkruante "30 minuta para se të arrij në shkollë: Unë jam gati të qëlloj gjyshen”. Më vonë ai shkroi: Unë qëllova gjyshen time”.
Pastaj 15 minuta para masakrës ai shtoi: Unë jam gati të qëlloj në një shkollë fillore.
Këtë e ka konfirmuar guvernatori i Teksasit Greg Abbott, duke theksuar se vrasësi ka qëlluar në fytyrë gjyshen e tij dhe më pas ka ikur. Më pas shkoi në shkollën fillore, ku hyri nga dera e pasme.
18-vjeçari, Salvador Ramos u vra nga një agjent i autoritetit kufitar amerikan të specializuar në përgjigjen ndaj kërcënimeve terroriste të të gjitha llojeve.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, agjenti ishte në zonë si pjesë e një operacioni kundër kontrabandës së imigracionit të paligjshëm në momentin kur u dha alarmi.

