Rio de Zhanero/ 22 të vdekur nga bastisja e policisë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 25 Maj 2022, 10:58
Të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur gjatë një bastisjeje ushtarake në Rio de Zhanero të martën.
Autoritetet thanë se një përleshje me armë shpërtheu pasi policia po hynte në Vila Cruzeiro, ku mendohet se strehoheshin anëtarë të një grupi kriminal.
Në një raportim nga policia ushtarake e Rios, ata thanë se kjo bastisje nuk konsiderohet e suksesshme për shkak të humbjeve të jetës.

Sekretari i policisë ushtarake të Rios tha se operacioni ishte nxitur nga emigrimi kriminal në zonë, ku grupet kriminale strehonin trafikanrtë droge të shteteve të tjera, raporton CNN.
Bastisjet e policisë në Rio de Zhanero zakonisht rezultojnë me shifra të larta të vdekjeve, duke u kritikuar mjaft nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut.