Zyrtarë suedezë dhe finlandezë në Turqi për anëtarësimin në NATO
Nga Ora News Përditësimi i fundit 24 Maj 2022, 10:30
Delegacione të nivelit të lartë të Suedisë dhe Finlandës do të mbërrijnë në Turqi mbrëmjen e sotme, për bisedime, në kuadër të anëtarësimit në NATO.
Takimi do të zhvillohet me Ministrinë e Jashtme, pas kundërshtimeve të shprehura nga Turqia për anëtarësimin e tyre në aleancë.
Presidenti turk Erdogan ka thënë më parë se asnjë nga vendet nuk duhet të mundohet të vizitojë vendit për të bindur Turqinë me ofertat e tyre.
Anëtarësimi i dy vendeve kërkon miratimin e të gjitha vendeve anëtare të aleancës, në të kundërt një gjë e tillë nuk ka mundësi të ndodhë.