Rusia synon zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën

Ministri i jashtëm i Rusisë ka thënë se vendi do shqyrtojë ofertat e vendosura nga perëndimi, por për momentin është fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve më Kinën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sergei Lavrov akuzoi vendet perëndimore se po mështesin "rusofobinë" që kur Moska filloi "operacionin ushtarak" në Ukrainë. Kështu e përcakton Kremlini pushtimin e tij në Ukranië.

"Nëse Perëndimi dëshiron të ofrojë diçka në lidhje me rifillimin e marrëdhënieve, atëherë ne do ta shqyrtojmë seriozisht domosdoshmërinë e tyre. Rusia duhet të pushoi së qeni e varur nga furnizimet që vijnë prej Perëndimit," ka thënë ai.

Lavrov thekson se për momentin synimi i Moskës është të zhvillojë më tej marrëdhëniet me Kinën. Sipas tij Rusia do të mbështetet vetëm tek vetja e saj dhe tek vendet që janë treguar "besnike" me të, citon BBC.

"Nëse vendet perëndimore ndryshojnë mendje dhe na propozojnë një fromë bashkëpunimi, ateherë ne mund të marrim një vendim," e mbylli fjalën e tij ai.