Katër vende të BE-së bëjnë thirrje për përdorimin e aseteve ruse për të rindërtuar Ukrainën

Lituania, Sllovakia, Letonia dhe Estonia do të bëjnë thirrje të martën për konfiskimin e aseteve ruse të ngrira nga Bashkimi Evropian për të financuar rindërtimin e Ukrainës pas pushtimit të Rusisë.

Më 3 maj, Ukraina vlerësoi sasinë e parave të nevojshme për të rindërtuar vendin nga shkatërrimi i shkaktuar nga Rusia në rreth 600 miliardë dollarë. Por me luftën ende në ecje të plotë, shuma ka të ngjarë të jetë rritur ndjeshëm kanë raportuar këto katër shtete.

Nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një ligj që parashikon konfiskimin e mundshëm të pronave dhe aseteve të atyre që akuzohen nga autoritetet e Kievit për mbështetje të pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse.

“Procedura për identifikimin dhe konfiskimin e pasurive të personave të sanksionuar që në një mënyrë ose në një tjetër mbështesin agresionin e pushtuesve kundër Ukrainës do të lejojë që buxheti ukrainas të rimbushet shpejt në kurriz të armiqve”, tha Zelensky

Washington Post thekson se nuk jepen detaje të mëtejshme në deklaratë se kush mund të konsiderohet "person fizik ose juridik" që mbështet pushtimin e Ukrainës, por se ai vetëm thekson se "ekzistojnë kritere të qarta sipas të cilave një person mund të klasifikohet si një nga ato për të cilat zbatohet një sanksion i tillë”.