A do të lehtësojë hidrogjeni varësinë e Gjermanisë nga gazi rus?
Lufta në Ukrainë ka përmbysur politikën energjitike në Gjermani.
Vendi aktualisht blen rreth 25% të naftës dhe 40% të gazit nga Rusia, duke kontribuar miliarda euro në vit në financat e Moskës.
Gjermania po përpiqet t'i japë fund kësaj marrëveshje, por sipas ministrit të financave një gjë e tillë kërkon kohë.
Një propozim ka ardhur nga Veronika Grimm, një profesoreshë e ekonomisë, duke e gjetur zgjidhjen tek hidrogjeni.
Hidrogjeni mund të ruajë sasi të mëdha energjie, të zëvendësojë gazin natyror në proceset industriale dhe të fuqizojë qelizat e karburantit në kamionë, trena ,anije apo aeroplanë që nuk çlirojnë asgjë tjetër veç avullit të ujit.
Ky propozim tërhoqi vëmendje dhe menjëherë u ngrit në grup kërkimi energjitik. Dhjetëra vende kanë botuar ose janë gati të botojnë strategji kombëtare të përdorimit të hidrogjenit.
Pavarësisht kësaj, nuk dihet ende se si do të realizohet përdorimi në shkallë të gjerë i hidrogjenit.
