Alarmante/ Dënimet me vdekje u rritën me 40% në 2021, kryeson Irani dhe Kina

Numri i ekzekutimeve në nivel global u rrit me 20% në 2021, ndërsa dënimet me vdekje me 40%.

Shifrat janë bërë publike nga grupi i të drejtave Amnesty International.

Në raportin e tij vjetor u tha se 579 njerëz u vranë nga shtete që kanë ende në fuqi dënimin me vdekje ndërsa 2052 kishin një dënim me vdekje kundër tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Rritja e ekzekutimeve u kryesua nga Irani që shënoi 314 dënime në 2021, një rritje me 28% krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje erdhi për shkak të ekzekutimeve të njerëzve të dënuar për vepra të lidhura me drogën, që përbënin 42% të totalit në atë vit. Kjo shifër ishte pesëfishuar krahasuar me shifrat e vitit 2020.

Shifrat nuk përfshijnë Kinën ku mijëra njerëz mendohet se ekzekutohen  çdo vit dhe mbulohen nga sistemi. Edhe në Korenë e Veriut dhe Vietnam, vështirësia për të marrë informacione për dënimet me vdekje e "dëmtoi" vlerësimin e plotë të tendencës gobale.

Sondazhi vuri në dukje se dhe në Arabinë Saudite kishte një rritje me dyfishin e shifrave të një viti më parë. Rritje pati dhe në Bangladesh, Indi dhe Pakistan.

Në Myanmar, ku ushtria mori pushtetin përmes një grushti shteti në shkurt të 2021, raporti vuri re një rritje alarmante sipas stilit ushtarak, në gjykatat ushtarake me procedura të shkurtuara dhe pa të drejtë ankimimi.

Gati 90 persona u dënuan me vdekje, ku disa prej tyre nuk ishin as të pranishëm për të dëgjuar vendimin.

Pavarësisht shifrave sipas Amnesty tendenca globale ishte në favor të heqjes së dënimit me vdekje duke ditur që vetëm 18 vende i kanë kryer këto ekzekutime.