Dyshohet se plagosi një person me thikë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi akuzohet për plagosje me thikë.

Sipas mediave italiane, 43-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, u arrestua nga agjentët e Komisariatit të Termolit në Itali, pasi dyshohet se ka sulmuar një person me thikë duke i shkaktuar dëmtime në krah.

Për shqiptarin është vendosur masa e sigurisë arrest në shtëpi ndërsa rasti po hetohet nga prokuroria lokale për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.