UNICEF: 20 milion fëmijë kanë nivele të larta të plumbit në gjak

Mbi 20 milion fëmijë që jetojnë në 39 vendet e Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD) dhe BE-së kanë nivele të larta të plumbit në gjak.

Plumbi është një nga substancat më toksike dhe të rrezikshme në mjedis.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Finlanda, Islanda dhe Norvegjia renditen në treshen e parë në ofrimin e një mjedisi të shëndetshëm për fëmijët e tyre , por në treshen e fundit për shkallën e lartë të emetimit, elektronikës së mbeturinave dhe konsumit.

Në Islandë, Letoni dhe Lituani 1 në 5 fëmijë janë të ekspozuar ndaj lagështirës ose mykut në shtëpi. Ndërsa në Qipro, Hungari dhe Turqi 1 në 4 fëmijë janë të ekspozuar prej saj.

Shumë fëmijë thithin ajër toksik si brenda dhe jashtë shtëpisë.

Meksika është ndër vendEt me uljen më të madhe të viteve të jetës, për shkak të ndotjes së ajrit. Në 1000 fëmijë kemi një ulje të jetëgjatësisë me 3.7 vite.

Në Belgjikë, Republikën Çeke, Poloni dhe Zvizër më shumë se 1 në 12 fëmijë janë të ekspozuar ndaj ndotjes së lartë të pesticideve.

Ndotja nga pesticidet është lidhur me kancerin dhe leuceminë tek fëmijët. Ajo mund të dëmtojë sistemin kardiovaskular, nervor, tretës, riprodhues e atë endokrin.

Fëmijët nga familjet e varfëra priren të jenë më të ekspozuar ndaj ndotjes mjedisore sesa ato të familjeve të pasura.