Shërbimet sekrete në Ukrainë: Putin i shpëtoi një atentati dy muaj më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2022, 17:16
Një atentat është bërë kundër presidentit rus Vladimir Putin, sipas deklaratës së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Kirill Budanov për Ukrainska Pravda.
Sipas mediave të fundit ai ka deklaruar se tentativa është bërë dy muaj më parë, kohë kur pushtimi në Ukrainë kishte filluar.
Në fakt, sipas tij, pas përpjekjes qëndrojnë përfaqësues të rajonit të Kaukazit, i cili përfshin Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe pjesë të Rusisë jugore.
“Ky është informacion jo publik. Ishte një përpjekje krejtësisht e pasuksesshme, por me të vërtetë ndodhi. Ishte rreth dy muaj më parë”, citohet të ketë thënë Budanov.
