Ministri britanik paralajmëron: Mungesa e ushqimit do të sjellë më shumë vdekje sesa lufta

Mungesa e grurit dhe ushqimit për shkak të luftës në Ukrainë mund të ketë pasoja globale të tmerrshme. Ky paralajmërim erdhi nga Ministri i Transportit në Britaninë e Madhe Grant Shapps.

"Mund të ketë shumë uri, dhe madje dhe uri që do të zvogëlojë numrin e të përfshirëve në vetë luftën," tha ai për Sky News.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shapps u takua me homologun e tij ukrainas Oleksander Kubrakov për të diskutuar mbi mënyrat e nxjerrjes së grurit nga vendi pasi Rusia bllokoi portet detare të Ukrainës.

Vështirësitë në eksportet e ushqimit kanë sjellë një rritje globale të çmimeve që nga fillimi i luftës. Kjo pasi Rusia dhe Ukraina prodhonin 30% të furnizimit me grurë në botë para konfliktit.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës kërkoi gjithashtu ndihmë në krijimin e një kalimi të sigurt për drithërat që kanë mbetur në vend. Ajo paralajmëroi se një bllokatë e tillë mund të çojë në rritjen e urisë në botë.