Vazhdon historia, motorët e ujit ikin si të “çmendur” në mes të pushuesve në bregdet (Video)

Ndonëse janë të ndaluar pranë pushuesve, motorët e ujit vazhdojnë në lëvizin shumë pranë bregut duke rrezikuar ata që lahen në det.

Pamje të tilla vijnë sot nga Vlora, ku duket një motor uji që lëviz shumë pak metra nga bregu me shpejtësi të lartë.

Këta motorë janë të ndaluar të lëvizin kaq pranë me pushuesit, pasi mund të rrezikojnë jetën e tyre.

Ndërkohë, bashkitë e zonave bregdetare duhet të vendosin rregulla dhe siguri për të shmangur incidente të mundshme.

Vazhdon historia, motorët e ujit ikin si të