Tjetër aksident/ Mjeti përplas motorin në Vlorë

Në lagjen "Pavarësia", në Vlorë, mjeti tip "Ford" është përplasur me një motor.

Si pasojë ëshët dëmtuar drejtuesi i motorit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 20.05.2022, në lagjen "Pavarësia", Vlorë, mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin Q. C., është përplasur me një motor me drejtues shtetasin T. B. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.