Sarandë/ Përplasen mjetet, 2 persona përfundojnë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2022, 20:14
Dy mjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin e Sarandës.
Të dy ndodhen jashtë rreziku për jetën.
"Më datë 20.05.2022, në lagjen nr. 1-Sarandë janë përplasur automjeti tip "Volsvagen", me drejtues shtetasin A. M., me automjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin F. B., dhe automjeti tip "Benc", me drejtues shtetasin M. H. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit "Benc", dhe pasagjeri shtetasi K. K., të cilët janë transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.
